Rreth Nesh

Fabrika e mobileve “ALBED”, e ka filluar veprimtarinë afariste në vitin 1990. Përkundër rrethanave të vështira të asaj kohe në Kosovë, guximi dhe vizioni për të ardhmen bëri që një projekt i vogël si biznes individual t’i rezistoj sfidave. Besimi për të ardhmen e Kosovës bëri që ky biznes të ndërtohej atëherë kur dukej se gjithçka po rrënohej..

U rrit dhe u kalit së bashku me Kosovën. Rrugëtoj pa ndalur drejt sukseseve për t’u shndërruar në një fabrikë moderne të mobileve. Fabrika “ALBED”, tash është lidere për cilësi jo vetëm në Kosovë. Me teknologjinë më të avancuar, ka hapur shtigjet edhe për tregun ndërkombëtar. Stafi i ri dhe i kualifikuar si dhe përvoja në këtë lëmi ofrojnë garanci për të ardhmen. Si e tillë kjo fabrikë tashmë është konkurrente edhe në tregun evropian të mobileve.

Kontakti
about us